Hakmarrja perfekte: Vendosini gjarprit emrin e ishit për Shën Valentin

11/02/2019 11:12

Një kopsht zoologjik në Australi u jep mundësinë njerëzve që t’i japin emrin e ish-partnerit/partneres një gjarpri për vetëm 1 dollar.

Wild Life Sydney Zoo do të përdorë paratë e hakmarrjes për bamirësi.

Në 14 shkurt, të gjithë ata që duan t’i japin emrin e ishit një prej gjarpërinjve më helmues në botë mund të futen në konkurs me vetëm 1 dollar. Më pas, me short do të zgjidhet fatlumi që do t’i vendosë emrin e ishit gjarprit të kopshtit zoologjik.

Top Channel