Ndërmarrja EKMA Albania SHPK, prej 5 vitesh drejton tregun e vetëm Agro-Ushqimor të Tiranës.

Sipas një hetimi të thelluar të Autoritetit të Konkurrencës, kjo ndërmarrje ka abuzuar me tregtarët të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në atë treg. Abuzimet shihen tek çmimi i qirasë, i cili është shumë herë më i lartë seç është përcaktuar në atë zonë. Çmimi i energjisë elektrike sipas OSHEE-së është 13.2 lekë kilovati, ndërsa tregtarët e paguajnë kilovatin 20.2 lekë.

Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës në nëntor të 2018 vendosi gjobën prej 43 milionë lekë të reja. Ndër të tjera detyron ndërmarrjen “EKMA Albania SHPK” të aplikojë çmime të arsyeshme për ambinetet që jep me qira. Përballë një situate të tillë, ndërmarrja Ekma Albania i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkon shfuqëzimin e vendimit të Autoritetit të Konkurrencës “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes”.

Gjygjtari Avni Sejdi më 27 dhjetor të 2018 vendosi rrëzimin e kërkesës të shoqërisë Ekma Albania. Madje, në arsyetimin e tij citon se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës përbën titull ekzekutiv. Por, më 10 janar të 2019, i njëjti vendim për kundravatje administrative që parashikon dënimin me gjobë përbën titull ekzekutiv dhe për ekzekutimin e tyre ngarkohet shërbimi përbarimor.

Gjyqtari Avni Sejdi nxjerr një vendim të dytë, i cili kundërshton vedimin e tij të parë. Kështu, dy javë më pas, Avni Sejdi kundërshton veten. Ai vendos pezullimin e vendimit të Autoritet të Konkurrencës: “Dëmi që do t’i vinte shoqërisë Ekma Albania nga ekzekutimi i aktit administrativ është i rëndë dhe i pakthyeshëm. 43 milionë lekë të reja çmohen si një shumë e madhe për funksionin normal të një shoqërie në aktivitetin e saj tregtar”.

Kështu, deri në përfundim të shqyrtimit të themelit të padisë, EKMA Albania do vazhdojë të abuzojë me tregarët të cilët kanë marë më qira ambientet për arsye tregtimi në tregun e vetëm Agro-Ushqimor të Tiranës.

Top Channel