Skënderbeu-Laçi është sfida që do të mbyllë javën e 21 të kategorisë Superiore. skuadra kampione e vendit vjen në këtë sfidë pas 6 humbjeve radhazi në kampionat, ndërkohë që në mesjavë u kualifikua për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Orges Shehi pranoi shkallën e vështirësisë së kësaj përballjeje për skuadrën e tij së cilës i duhet me çdo kusht fitorja.

Më pas Shehi foli për ndryshimet e pësura nga skuadra korçare gjatë këtij sezoni dhe theksoi se nuk e përjashton mundësinë që të aktivizojë një pjesë të lojtarëve që kanë ardhur në ekip në merkaton e Janarit.

Bilanci i Skënderbeut në sfidat me Laçin në dy fazat e para të kampionatit nuk është pozitiv për korçarët që kanë regjistruar 1 barazim dhe 1 humbje.

Top Channel