Nëse aktorja Olta Gixhari ka pasur ndonjëherë bezdi për ta pyetur, ajo ka qenë martesa. Mirëpo çfarë fshihej pas kësaj “frike” të Oltës? Ky ka qenë rrengu që u përdor gjatë intervistës për të kuptuar diçka më shumë.

E ftuar në “E Diell” në Top Channel, Olta ka mbetur tejet e befasuar nga një foto e fëmijërisë saj që u bë për herë të parë publike. Aty Olta, shfaqej as më pak e as më shumë, si nuse, e veshur me fustan të bardhë, e grimuar dhe me vello. E bukur sa më s`ka!

-“Nuk e besoj dot” është shprehur Olta duke mbyllur sytë nga sikleti. – “Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë” vazhdon rrëfimin e saj Olta, “se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua.

Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”- ka përfunduar rrëfimin e saj duke qeshur me të madhe aktorja e njohur.

Top Channel