Befason Olta Gixhari: Kam rrahur çuna, deri 17 vjeç, s`kam qenë femra që shihni sot! (Foto)

10/02/2019 15:59

Një foto në disko në adoleshencë i ka sjellë ndërmend Olta Gixharit teksa rrëfente për punën e saj si sipërmarrëse në “E Diell”, disa kujtime, por nga ato që mbahen mend gjatë.

Olta Gixhari e cilësuar si “femme fatale”, elegante, plot sharm dhe sensualitet për çudinë e të gjithëve, nuk paska qenë gjithmonë kështu? Por si është historia?

-“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran” ka thënë Olta. “Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë”.

Sot s`ka mbetur më asgjë nga karakteri i Oltës së dikurshme. A s`jeni dhe ju dakord?

FOTO GALERI
1/4

Top Channel