Dhjetëra banorë të Zharrëzës protestuan kundër ndotjes se mjedisit që shkaktohet nga injektimi i avullit në puset e naftës.

Banorët ankohen se sa here injektohet avull, çlirohet gaz i dëmshëm për shëndetin si dhe dëmtohen tokat dhe prodhimet bujqësore.

Dëmet e shkaktuara nga çlirimi i gazit përfshijnë një sipërfaqe prej 10 ha ullishte e dëmtuar si dhe rreth 30 hektarë toke me kultura bujqësore.

Me të prekur nga dëmet janë 20 familje, të cilat ndodhen me pranë impiantit të injektimit të avullit.

Top Channel