Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare të të prekurve nga sëmundjet aritmike të zemrës. Mjekët ngrenë alarmin se, këto sëmundje janë në rritje dhe shfaqen kryesisht te moshat e reja.

Aritmia e zemrës, në shumicën e rasteve është e lindur, megjithëse nuk përjashtohen rastet kur ajo krijohet me rritjen në moshë.

Në serinë e shkaktarëve, listën e kryeson stili i jetesës, në bazë të ushqyerjes dhe aktivitetit fizik që një individ ka.

Çrregullimet e zemrës, në përqindjen më të madhe kurohen me mjekim, ndërsa së fundmi po përdoret edhe elektrofiziologjia. Një procedurë mjekësore, e cila po i jep zgjidhje çdo pacienti, duke i eliminuar problemin me ritmin e zemrës.

Por si kryhet elektrofiziologjia? Cilat janë shenjat dhe simptomat e çrregullimeve të zemrës? Sa të rrezikuar jemi? Gjithçka në “Hipokrati”, sonte në orën 18:20 në Top Channel.

Top Channel