Bayern Munchen përfitoi nga barazimi i Dortmundit me Hoffenheim, duke rikuperuar 2 pikë në renditje ndaj verdhezinjve, me diferencën mes kryesuesve dhe kampionëve në fuqi të Bundesligës që shkon 5 pikë tashmë.

Skuadra bavareze iu imponua 3-1 Schalkes në “Allianz Arena”, ku sfida mori drejtin në favior të vendasve që në fillim.

Në minutën e 12 Brouma, në tentativë për të larguar rrezikun, i dha pa dashje një trajektore të çuditshme topit, që e kapi të papërgatitur portierin mik.

Gjithsesi, Schalke arriti të barazonte me Kutucu në minutën e 25, por dy minuta më vonë Lewandowski riktheu epërsinë për bavarezët.

Në fillim të pjesës së dytë Gnabry shënoi edhe golin e sigurisë për Bayern.

Top Channel