Sophia Loren është cilësuar si shpesh herë si gruaja që nuk plaket kurrë, e në fakt ndërsa vitet kanë kaluar pesha e viteve nuk duket se ka ndikuar shumë te diva e kinematografisë botërore.

E lindur më 20 shtator të 1934-s, Sofia Loren e nisi karrierën e saj në vitin 1950, kur ishte vetëm 15 vjeçe, e prej asaj kohe është bërë pjesë e dhjetëra filmave të famshëm, por ajo do të kujtohet gjithnjë për bukurinë që e karakterizon atë.

Por bukuria nuk ka qenë aseti i vetëm i Sofia Loren, pavarësisht viteve ajo gjithnjë është dukur e re në fytyrë, kjo edhe falë kujdesjes që ajo bënte për lëkurën e saj.

FOTO GALERI
2/15
1956

Top Channel