Paulo Dybala braktisi pankinën në sfidën mes Juventusit dhe Parmës, në momentin që Allegri kreu edhe zëvendësimin e tretë, duke mos preferuar të hedhë në fushë talentin argjentinas, gjest ky që ngjalli shumë polemika.

Ndonëse vetë sulmuesi argjentinas u sqarua me trajnerin dhe drejtuesit e klubit bardhezi, kjo nuk mjaftoi që mediat të hidhnin hipoteza të ndryshme merkatoje, ku më kryesorja ishte ajo që e lidhte të ardhmen e Dybalës me Realin e Madridit.

Por për të sqaruar njëherë e mirë pozitat e sulmuesit argjentinas në klubin bardhezi, ka menduar zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili në një intervistë theksoi se të gjithë janë të kënaqur me performancën e Dybalës.

“Dybala është duke bërë shumë mirë. Gëzon besimin e trajnerit dhe të gjithë ambientit bardhezi, ndaj nuk ka asnjë arsye që të largohet. Është e vërtetë që nuk po shënon shumë kohët e fundit, por po luan shumë më mirë dhe ky është një fakt që na pëlqen”, tha Nedved.

Top Channel