Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton këtë të enjte për Kosovën. Anëtarët e tij janë të shqetësuar për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, të shtuara muajt e fundit pas aprovimit të ligjit për transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri.

Kjo ishte temë diskutimi edhe më 17 dhjetor. Në fokus do të jenë, ndërkohë, edhe zhvillimet në lidhje me taksën apo intervistat e Prokurorisë Speciale me disa nga komandatët e ish-UÇK-së.

“Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e vendimeve të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri, – thuhet në raportin e tij, – e po kështu do të ndjekë zhvillimet për një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë korrigjimet territoriale”, marrëveshje që mund të ketë efekte në vendet fqinje dhe nxitjen e tensioneve etnike në rajon.

Top Channel