Mbyti gruan pas sherrit. Në Vlorë, bashkëshorti dhunues tenton vetëvrasje

06/02/2019 16:40

Në një banesë që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë një burrë vrau gruan duke e qëlluar disa herë me thikë dhe pastaj tentoi të priste damarët.

Teodor Lera me duar të përgjakura u largua nga polica prej banesës si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes.

Teodor dhe Vera Lera kanë 3 fëmijë. Askush prej tyre nuk ndodhej në shtëpinë e tyre në katin e parë kur ndodhi ngjarja.

Pak muaj më parë, 57-vjeçari e kishte goditur të shoqen me thikë në kokë gjatë një konflikti xhelozie. Krimi ka tronditur lagjen ku fqinjët rrëfejnë për dhunën e vazhdueshme që pësonte Vera.

Megjithatë, ajo çfarë ka ndodhur ishte e papritur.

Top Channel