Gani Xhambazi, 69 vjeç, banues në ish-konviktin e Shkollës së Ndërtimit në Korçë, u arrestua pasi tentoi të vriste me kallashnikov një punonjës policie, por ngjarja është parandaluar në kohë.

Oficeri i policisë kishte shkuar për të shuar një përplasje të dhunshme mes fqinjëve në një nga zonat më të varfra të qytetit. Por, gjatë ndërhyrjes është gjetur përballë kërcënimit të vrasjes.

Sherri mes fqinjëve kishte nisur pas një ngacmimi seksual ndaj një gruaje. Nëna e dy fëmijëve tregon ngjarjen: “U deh dhe nxori armën. Ai po e mbushte armën dhe erdhi menjëherë policia. Shkallmuan derën dhe hynë brenda”.

69-vjeçari është një person i njohur për policinë, pasi edhe më parë ka qenë i dënuar për disa vepra penale.

Top Channel