Emisioni më i ri i Top Channel titullohet “Diaspora” dhe vjen në kanalin zyrtar në Youtube. Fokusi i saj janë shqiptarët kudo në botë.

“Diaspora” sjell sa më afër emigrantët shqiptarë me vendin e tyre. Largësia kilometrike do të zerohet në Top Channel, kur historitë personale, përjetimet, arritjet, sfidat e çdo aplikanti do të vijnë me rrëfime të sinqerta.

Por, jo vetëm kjo. “Diaspora” përpiqet të krijojë edhe mundësinë e komunikimit me të afërm apo miq, të cilët kanë vite që i kanë humbur lidhjet.

Ndaj, Top Channel fton të gjithë shqiptarët jashtë vendit të bëhen pjesë e këtij projekti dhe të regjistrojnë të dhënat në formularin e posaçëm në faqen e internetit të Top Channel.

Me pas, stafi i projektit “Diaspora” do t’iu kontaktojë për të realizuar intervistat. Për informacione apo pyetje mund të shkruani edhe në adresën e “e-mail”-it: [email protected]

Top Channel