Studentët e Juridikut edhe sot janë në mësim për të rikuperuar orët e humbura për shkak të grevës dhe protestës, por edhe ngujimit të një grupi studentësh në Fakultetin Juridik.

Dyert e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” janë të hapura edhe këtë të dielë ku po zhvillohet normalisht procesi mësimor. Senati Akademik ka marrë vendim që orët e humbura të zëvendësohen gjatë fundjavës.

Një studente në vitin e dytë thotë: “Është e lodhshme pasi janë ngjeshur leksionet, por besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Mësimi sot do të zgjasë deri në orën 15:00. Pedagogët dhe studentët janë paraqitur normalisht”.

Top Channel