Me 63 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik.

Kryetari i Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, Nait Hasani, gjatë paraqitjes së rekomandimeve të këtij komisioni, lidhur me Ligjin për pagat, tha se ky ligj ofron nivelimin e pagave në sektorin publik.

Ndërkohë sipas Kryeministrit Haradinaj, me miratimin e Ligjit për pagat, do të përfitojnë 70 për qind e punonjësve të sektorit publik, që nga sa thotë ai, “po e përjetojnë rritjen më të madhe të pagave të tyre”.

Para fillimit të seancës parlamentare, kryeministri i Kosovës njoftoi se kishte marrë vendim për shkarkimin nga detyra të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo nga radhët e minoritetit serb.

Top Channel