Çarja e digës në Brazil, publikohen pamjet e momentit që i morën jetën 300 personave

02/02/2019 16:33

Pamjet e momentit të tmerrshëm të çarjes së digës në jug të Brazilit që shkaktoi 300 të vdekur e të zhdukur, kanë nisur të qarkullojnë vetëm tani, duke dëshmuar qartë sesa të pashpresë ishin njerëzit e ndodhur pranë saj.

Filmimi është siguruar nga një televizion lokal. Në të shihet sesi një dallgë e vërtetë tsunami prej balte e dheu përplaset mbi kantierin e kompanisë “Vale SA”, incidenti i dytë i këtij lloji në njerën prej minierave të saj në më shumë se 3 vjet.

Hetimet mbi ngjarjen e rende vazhdojnë. 5 persona kanë përfunduar deri tani në pranga, tre prej të cilëve, sipas prokuroreve janë zyrtare të “Vale-s”: Përgjegjësia e tyre përfshinte menaxhimin e licensave me impact mjedisor.

Kompania më e madhe prodhuese e mineraleve të hekurit dhe nikelit në botë, thotë se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit.

Bilanci i fundit i viktimave të kësaj tragjedie është 110 të vdekur të konfirmuar dhe 238 persona që ende rezultojnë të zhdukur.

Korrespondentet thonë se ne momentin e fatkeqesisë, sistemi i alarmit të instaluar nga firma për të paralajmëruar rezidentët mbi rrezikun qe po afron, nuk ka funksionuar.

Top Channel