Një i moshuar është aksidentuar për vdekje pasditen e së premtes në qytetin e Hasit.

Viktima është përplasur nga një makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit menjëherë është arrestuar nga policia.

Nga të dhënat e para të policisë lokale raportohet se ka ndërruar jetë i moshuari me iniciale R.D., 74 vjeç, me banim në Krumë.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale A.A, i cili shkaktoi aksidentin dhe po pyetet për shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen.

Top Channel