Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim krerët e shtetit në zyrën e tij, takim që ka përfunduar pasditen e vonë të kësaj të enjteje.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësit e tij, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë të kenë dalë nga takimi, por nuk janë prononcuar para gazetarëve, që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë.

Ata kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë. Me ta nuk dolën, ndërkohë, kryeparlamentari Kadri Veseli e zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Një burim i afërt me Veselin ka bërë të ditur se, përse afati i fundit kur do të hiqet taksa është dita e hënë, më 4 shkurt. Sipas këtij burimi, nuk dihet me saktësi nëse sonte do të merret ndonjë vendim për situatën e koalicionit qeverisës.

Top Channel