Ergys Muzhaqi i ka kushtuar një kohë të gjatë studimit të elementevë kriminal në qytetin e tij. I diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ekperti i sigurisë thotë se lufta për territor ka ndryshuar edhe tipologjinë e akteve kriminale mes grupeve në vend.

“Të këtyre grupeve të vjetra kriminale, me përjashtim të rrallë, fillojnë e dalin element të rinjë, nga mosha por edhe nga sigurisht aktiviteti në terren. Filluan të vepronin ndryshe, sepse u treguan përgjithësisht agresiv në Elbasan, me një agresivitet që mbas 97 nuk njihej”, tha Ergys Myzhaqi, Ekspert për Çështjet e Sigurisë.

Kanabizimi i vendit ndryshoi dhe tipologjinë e grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit.

“Kanabizimin e tejskajshëm në Shqipëri. Nuk është se nuk ekzistonte si fenomen, patjetër që po, kemi pasur dhe tranzitin e drogërave të forta, por tashmë trendi ndryshoj, mënyra e të vepruarit e një pjese të re të grupeve kriminale ishte që në gjenezën e saj të dhunshme”, tha Ergys Myzhaqi, Ekspert për Çështjet e Sigurisë.

Muzhaqi thotë se domosdoshmëria për të dominuar tregun I ka bërë grupet dhe më agresive në betejën e tyre.

“Po zakonisht kur rritet agresiviteti, ka më shumë konkurencë dhe para në lojë, se përderisa rritet sasia e lëndës narkotike dhe e konsumatorëve, me sa duket ka më shumë interes për këtë punë dhe elementi kriminal don të jetë i padiskutueshëm në treg”, tha Ergys Myzhaqi, Ekspert për Çështjet e Sigurisë.

Pandëshkuesmëria sipa ekspertit të sigurisë do të prodhojë sërisht ngjarje kriminale në vend.

Top Channel