Mbrëmjen e 26 dhejtorit të vitit 2005 Sokol Çapja, shkoi si zakonisht në lokal “Acquario”, në rrugën Rinia në afërsi të korpusit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Pronari i kompleksit gjigand “Univers” po argëtohej nën shoqërinë e dy mikeshave të tij, në local janë futur katër persona.

Të maskuar dhe të armatosur me arsenal të rëndë, ata i kërkojnë të pranishmëve të largohen nga lokali. Më pas I drejtohen tavolinës ku ndodhej bizesmeni duke derdhur mbi të breshëritë e automatikut. Vetëm kur viktima u rrëzua në tokë, ata lajnë larguar të qetë, me një makinë që I priste në hyrje të lakoalit. Asnjë prej të pranishmëve nuk mundi të identifikonte autorët, ndërsa Sokol Çapja ndërroi jetë gjatë trasportimit të tij në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti 22 gëzhoja e tre predha, ndërkohë që dyshimet e para menjeherë ranë mbi si autrorë të kësaj ngjarje ranë mbi Dritan Sheme, Armand Hasani e Gentian Beqirin.

Kutia e pandorës hapet në Elbasan. Në qytet ndodhin një zinxhir vrasjesh, shumica e të cilave ende të pa zbardhura nga drejtësia.

Dritan Sheme dhe pse ishte një ndër të dyshuarit kryesor të vrasjes së Sokol Çapja nuk u arrestua kurrë nga policia.

Menjeherë pas ngjarjes, 32 vjeçari u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Vetëm pas një viti nga ekzekutimi i pronarit të kompleksit “Univers”, Sheme u ekzekutua në afërsi të banesës së tij në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

Policia dyshonte se për gjetjen e Shemes autorët kishin mbajtur në mbikqyrje të dashurën e 32 vjeçarit, e cila pa dashje zbuloi dhe vendstrehimin e tij. Dritan Sheme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ndërkohë që autorët u zhduken pa lënë gjurmë në lagjën, aso kohe krejtësish informale dhe në errësirë. Sot e kësaj dite ende nuk janë zbuluar autorët dhe motive e ekzekutimit të 32 vjeçarit.

Por ngjarjet e vrasjeve nuk ndalen këtu.

Në maj të vitit 2007 vritet në qendër të eEbasanit Ardian Ibrahimi, kunati i Fadil Memes, i cili pas vrasjes së nipit të tij, Dritan Sheme ishte fshehur.

Aso kohe, policia dyshonte se mes Sokol Capjes dhe Fadil Memës, atë kohë shef I qarkullimit rrugor, kishte konflkte që degjeneronin në bllokime makinash apo dhe debate verbale.

Pas këtyre ngjarjeve ish polici i qarkullimit rrugor largohet për në Itali, ku bashkë me familjen e tij vendoset në qytetin e Torinos.

Pas një viti që ndodhej në shtetin fqinj Fadil Memës i bëhet një atent ku edhe pse plagoset rëndë, shpeton. Policia italiane deklaroi si autor të dyshuar të vrasjes një shtetas me emrin Arzen nga Cërriku.

Por ish shefi i qarkullimit rrugor i kishte ditët e numëruar.

Ish-polici i cili jetonte duke shitur gazeta, teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën Fadil Memës.

Ngjarja sërish ktheu vemendjen në Elbasan.

I biri i viktimes akuzoi familjen Capja per vrasjen e ish policit, autorët e së cilës nuk u zbuluan kurrë.

Ndërkohë Elbasani numëronte viktimat e një beteje ku palet duket se dilnin hapur.

Top Channel