Krimet e ndodhura në qytet duket se mobilizuan edhe Policinë e Shtetit të cilat nisën të vëzhgonin nga afër të gjithë elementët për të cilët kishin të dhëna të dyshimta.

E ndërsa opinioni publik kërkonte që foca e ligjit të vepronte fort, gardianët e saj bëhen objekt i një sulmi pa precedent për rëndin në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi” A8, goditi makinën e patrullës së policisë që po shoqëronte për verifikim në komisariat një “Range Rover” me vlerë 100 mijë euro.

Në operacion ndërhyrë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Renea pasi situata doli nga kontrolli kur Audi A8 goditi nga pas mjetin e Policisë dhe u fut në Tregun Ushqimor të qytetit.

Policia arrestoi dy persona por ende në kërkim vijon të jetë dhe shtetasi Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, i cili zotëron tregun ushqimor.

“Këto njerëz nuk goditen sepse policia, prokuroria nuk i godet për ti ccuar drejt gjykatës, për ti dënuar pasi kanë mbështetjen e tyre”, tha Ismail Elezi, Ish-zv. Drejtor i Policisë së Elbasanit.

“Gjithë këta drejtues emërues kanë të përbashkët politikën, e cila është e ndërthurur fort me element kriminal, gjithë ky lek i pakontrolluar nuk ka se si të jetë i shkëputur nga njëri tjetri”, tha për Top Story Ergys Myzhaqi, ekspert për Çështjet e Sigurisë.

Top Channel