Qazim Sejdini nuk pranoi të komentonte akuzat.

Në një bisedë informale ai i tha Top Story-t se këto akuza kishin qëllim përbaltjen e tij dhe se motivi ishte politik.

Sot sejdini e konsideron vetën si kryebashkiaku që ka ndryshuar qytetin e tij. Qazim Sejdini ka vendosur të largohet nga qeverisja e qytetit me një bilanc tronditës, për sa i përket sigurisë.

Prej disa muajsh ai ka urdhëruar vendosjen e 3 mijë kamerave në çdo rrugicë të Elbasanit.

“Nuk ka se si të ndjehesh i sigurtë në Elbasan ku aktivitetet kriminale i bëjnë karshillëk shtetit”, tha për Top Storyn Ergys Myzhaqi, Ekspert për Çështjet e Sigurisë.

Top Channel