Duke folur për çështjen e pronave, kryeministri Rama tregoi projektin e bashkimit në një të zyrës së ALUIZNI-t me atë të hipotekës një mënyrë për të eliminuar sorollatjet.

“Kemi shënuar një përmirësim të punës. Kjo do të thotë që vetëdija që po krijohet tek punonjësi se kushdo që t’i shfaqet përballë bëhet i fuqishëm nëse i drejtohet platformës”, u shpreh Rama.

Por përmirësimi i sistemit nuk është zgjidhja përfundimtare vë në dukje Rama, që thekson rëndësinë e ngritjes së një sistemi funksional.

“Paralelisht ne duhet të ngremë një sistem funksional. Tani jemi në procesin e bashkimit të ALUIZNI-t dhe hipotekave. Për t’i dhënë fund ping-pong-ut mbi 20-vjeçar mes tyre”, tha ai.

Top Channel