A jeni tunduar nga ofertat më të fundit për një shtëpi në Itali për vetëm 1 dollarë..? Mund të gjeni akoma më mirë… Tani, një qytezë në Itali u ofron të huajve 10 mijë dollarë që ata të zhvendosen atje.

Një tjetër thotë se do t’i paguajë banorëve të rinj më shumë se 1 mijë dollarë për fëmijë për të inkurajuar lindshmërinë. Ofertat, duken shumë të mira për të qenë të vërteta për shumëkënd që ëndërron ti largohet kaosit të qyteteve drejt një fshati idilik italian.

Këta të fundit, me këto oferta, kanë ndërmarrë një betejë të fundit për të shpëtuar shpirtrat e komuniteteve të tyre që po shuhen…Oferta më e fundit, që i mund të tëra, vjen nga Xhovani Bruno Mattiet, kryebashkiaku i fshatit të vogël alpin Locana, në Piemont, rajonin veriperëndimor të italisë që kufizohet me francën dhe zvicrën.

Ai paguan deri në 9 mijë euro ose 10200 dollarë, për tre vjet, familjet që do të vendosen atje, mes majave të maleve të mbuluara me borë dhe luginave plot me lule, por me kusht që të kenë një fëmijë dhe një pagë vjetore prej 6 mijë eurosh minimumi.

Qyteza mund të jetë e vogël por është e shëndetshme dhe e pasur, falë energjisë së pastër hidroelektrike që i shet shtetit italian. Dhe Locana nuk është e vetmja në Piemont që ka nevojë të rilindë.

Pak më në veri, në kufirin me Zvicrën, kryebashkiaku i BorgoMezzavalles po ashtu shet shtëpitë e braktisura për 1 euro dhe i paguan po ashtu para banorëve të rinj që do të ngrenë atje familje. 1 mijë euro për cdo të lindur dhe 2 mijë të tjera për ata që duan të nisin një biznes.

Top Channel