Vitamina C është një ndër vitaminat më të nevojshme për organizmin tonë, sidomos gjatë periudhës së dimrit, për të rritur imunitetin. Sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” u fol për të se çfarë është kjo vitaminë, ku e gjejmë dhe arsyen se përse është e rëndësishme për shëndetin tonë.

Sipas mjekëve dhe nutricionistëve Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive, por duke filluar nga momenti që abuzojmë mund të dëmtojmë stomakun, zorrën e trashë apo veshkat.

Sot “Në shtëpinë tonë” nutricionistja Enkeleida Ferrollari tregoi se si e përftojmë dhe ku nuk duhet të abuzojmë me vitaminën C, ndërsa mjekja gastroepatologe Valdete Malaj tregoi rastet kur abuzojmë me këtë vitaminë.

Ndiqni këshillat që jep gastroepatologia për ndikimin që ka vitamina C në stomak, veshka dhe zorrë.

Top Channel