Nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë i janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës.

Rasti më i fundit është një ish-ushtar i UÇK-së, i cili bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër .

“Jam shumë i lumtur që fushatës sonë i janë bashkuar edhe miqtë tanë nga diaspora, edhe një familje shqiptaro-zvicerane. Do të thotë se sot mund të jemi patriotë duke kontribuar jo me pushkë, por me shumë prej nismave që e bëjnë atdheun më të mirë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të mendojnë si dhuratë mbjelljen e një peme për festat që vijnë: “Duke filluar nga fëmijët e vegjël që festojnë ditëlindjen, deri tek ata që vijnë për vizitë nga diaspora, tek kompani që kanë një lloj bujarie për t’i dhënë diçka mbrapsht komunitetit, ata që vijnë nga diaspora për pushime ose ata që vijnë për një vizitë të shkurtër, i ftoj që tani që po afron 14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, apo 7-8 Marsi, të mbjellin pemë sepse na lipset kontributi i të gjithëve”.

Bashkia ka marrë angazhim që këtë vit të mbjellë 150 mijë pemë të reja në Tiranë.

Top Channel