Pasi kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall President i përkohshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidon si kreun e shtetit të Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.

Top Channel