Si çdo të premte në orën 19:00 në kanalin e Youtube në Top Channel është radha e emisionit Voilà.

Informacione, Show Biz, Intervista, Paparazzi, të pathënat e personazheve publike shqiptare dhe të huaj.

Intervista me pyetje pikante dhe histori te patreguara për publikun, projektet në të ardhmen si dhe projekte te pa realizuara e të mbetura pezull.

Në Voilà personazhet publike flasin pa dorashka.

Fansat kanë mundësinë të dërgojnë video mesazhe, dhe të bëjnë dedikimet e tyre për personazhin që ato simpatizojnë. Romancat e reja, ndarjet, ndryshimet në pamje fizike, stili i jetës së personazheve publike vijnë ekskluzive në Voilà.

Emisioni ështe në prezantimin e Xhesika Muçaj dhe do të mund t’a ndiqini livestream në YouTube.

Top Channel