Kryeministri Edi Rama, në fjalën e sotme gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, ka përmendur rastin më të freskët, atë të drejtorit të Hipotekës së Durrësit, që u denoncua mbrëmë nga një qytetar në Fiks Fare.

“U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”, tha Rama.

Top Channel