Barcelona ka arritur të sigurojë një nga talentet më premtues të futbollit europian, edhe pse për këtë do të paguajë një shifër të majme.

Skuadra katalanase zyrtarizoi blerjen e holandezit, Frenkie de Jong, nga Ajaksi i Amsterdamit, një lojtar që do t’i bashkohet kolonisë “blaugrana” në fundin e këtij sezoni, kur të mbyllë kampionatin me “tulipanët”.

Operacioni, që ishte i vështirë për shkak të limiteve të merkatos dimoërore dhe vështirësive të negociatave, u finalizua për 86 milionë euro. Pikërisht kaq do të përfitojë Ajaksi, që e kishte kthyer thuajse në një ankand mes Barcelonës, Manchester Cityt dhe Paris SG, garën për të marrë futbollistin e kombëtares holandeze.

Vendimtar ishte vullneti i futbollistit për të provuar një kampionat teknik, si ai spanjoll. Frenkie de Jong do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë dhe do të luajë për 5 sezone, me një pagë dukshëm të përmirësuar nga ajo që merr aktualisht tek Ajaksi i Amsterdamit.

Top Channel