Një gjykatë në Kosovë gjeti fajtor një person për pjesmarrje në grupet terroriste në Siri dhe e dënoi atë me 5 vjet burg.

Personi me inicialet M.D., sipas Gjykatës, shkoi në Turqi me bashkëshorten dhe djalin në mars të 2013-ës dhe më pas kaloi kufirin për në Siri, për t’iu bashkuar luftëtarëve të Shtetit Islamik. Në gusht 2017 ai u vetëdorëzua te autoritetet turke e kërkoi të kthehej në vendlindje.

Po ashtu, një një çështje tjetër, në të njëjtën gjykatë të martën në Prishtinë, u gjetën fajtorë dhe u dënuan me burg pesë persona për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe veprime të tjera të lidhura me terrorizmin.

Të pestë u dënuan nga 1-7 vjet burgim dhe me gjoba nga 600-3500 euro.

Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë tre viteve të fundit asnjë shtetas nga aty nuk i është bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak. Por rreth 160 shtetas kosovarë besohet se janë aktualisht të përfshirë në grupe të tilla.

Top Channel