Zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e Partisë Demokratike nga ato në bazë deri në nivelet më të larta ka mënjanuar shumë figura të dala brenda radhëve të saj.

E nuk janë të paktë ata që pyesin nëse kjo tashmë është Partia Demokratike, apo parti e Bashës.

Në studion e “Top Talk”, ka qenë i ftuar njëri prej kandidatëvë që nuk arriti të bëhej pjesë e kryesisë së re të PD-së, Fitim Zekthi, i njohur si publicist dhe opinionist.

Ai hedh poshtë çdo pretendim se PD mund të jetë parti e një njeriu, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur as në kohën kur kjo parti është drejtuar nga Sali Berisha.

“PD nuk mund të jetë kurrë e një njeriu, edhe kur ishte Berisha në krye të saj. Është Parti që drejtohet nga Basha, duhet që partia duhet të ndjekë vizionin e kreut të saj”, u shpreh Fitim Zekthi.

Top Channel