Gara për organet e reja drejtuese të Partisë Demokratike dhe përfundimet e saj kanë kthyer vëmendjen nga selia blu. Por, a është kjo PD- ja që do të fitojë zgjedhjet?

Në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar Fitim Zekthi, një prej kandidatëve që nuk arriti të bëhej pjesë e kryesisë së re të PD.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve të brendshme, a ka formuar PD ekipin që do të fitojë zgjedhjet, analisti dhe opinionisti Fitim Zekthi shprehet se PD duhet të tregojë se ka një ekip seriozë e që bind, pasi, sipas tij, nuk ka më parti në Evropë që ngjall shpresë.

“Në gjendjen që janë partitë sot në të gjithë Evropën janë në krizë, nuk ngjallin shpresë. Ajo që mund të bëjë kryesia është të bindë shqiptarët se janë seriozë, se ata mund të bëjnë ndryshimin. Është e pamundur që të ekzistojë një kryesi që mund t’i bëjë gjerat si 1991-shin. Duhet të ndërtojmë një ekip që t’u themi shqiptarëve se ne jemi seriozë, i dimë gabimet tona dhe e dimë çfarë të bëjmë”, u shpreh Zekthi.

Sipas tij mosbesimi tek politika është shumë i madh, e kjo vjen për shkak të trashëgimisë afro 30 vjeçare të politikës zhgënjyese ndaj qytetarëve.

Top Channel