Barcelona prezantoi blerjen e saj më të fundit, Kevin-Prince Boateng, të cilin e mori nga Sassuolo në formën e huazimit, deri në fund të sezonit.

Futbollisti ganez nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë kalim te skuadra katalanase, e u shfaq i ndërgjegjshëm për faktin që nuk do të jetë titullar te kampionët e Spanjës.

“Jam shumë i lumtur. Kur më tha agjenti për Barcelonën, mendova se po ëndërroja. Do të luaj bashkë me Messin, që është futbollisti më i mirë, dhe me Suarezin, goleadorin numër një. Barcelona ishte një mundësi që nuk mund të lija të më shpëtonte. Do të vija te kjo skuadër edhe duke vrapuar. Nuk erdha këtu me pretendimin për të qenë titullar, por dua të jap kontributin tim, duke parë se kam eksperiencë”, tha Boateng gjatë prezantimit.

Sipas Boatengut, fakti që më parë ka luajtur në La Liga me Las Palmasin do ta ndihmojë atë që të përshtatet edhe më lehtë te Barcelona. Futbollisti 32-vjeçar shtoi se kampionati spanjoll është më i miri në botë, pasi aty luhet futbolli më i bukur.

Top Channel