James Harden përjetoi një mbrëmje magjike në aspektin personal në ndeshjen e radhës së Houstonit në NBA atë ndaj Philadelphias.

Basketbollisti i rockets shënoi 37 pikë në këtë ndeshje që është e 20 radhazi për të që e kalon kufirin e 30 pikëve personale duke barazuar në këtë mënyrë një legjendë si Wilt Chamberlain që e mbante i vetëm këtë rekord që nga viti 1964.

Por ky rekord i Harden nuk i shërbeu shumë skuadrës teksane që e humbi përballjen me 93-121. Ajo e zhvilluar në Wells Fargo Center ishte një sfidë nervoze ku ka pasur kontakte në limitin e rregullsisë që në periodën e parë, ndërkohë që kishte ekuilibër në rezultat deri në pushimin e ndeshjes. Me fillimin e dy periodave të dyta gjërat ndryshuan dhe Philadelphia filloi të bëjë diferencën në parket falë një strategjie të mirë të aplikuar nga trajneri i saj për të fituar këtë sfidë me 25 pikë diferencë.

Mbrëmje rekordesh ishte edhe ajo e sfidës së zhvilluar në Staples Center mes LA Lakers e Golden state. Në këtë pikë, merita ishte e gjitha për kampionët e NBA e Klay Thompson që shkruan një tjetër faqe të historisë së këtij kampionati. Warriors fituan këtë sfidë 130-111 dhe Klay Thompson shënoi 44 pikë me 10 gjuajtje të sakta në 11 tentativa gjithsej duke barazuar rekordin e gjuajtjeve të sakta brenda një ndeshjeje të NBA.

Nga këto 44 pikë, Thompson i shënoi në pjesën e parë, ndërsa 23 të tjerët vetëm në periodën e tretë. por Golden State nuk kishte vetëm Thompson, për Warriors u dallua edhe Kevin Durant me 20 pikë, ndërsa Stephen Curry këtë radhë vendosi të ndalej në kuotën e 11 pikëve dhe 12 assistëve. Për Lakers që përveç James u përball edhe me mungesën e Ball, spikatën më shumë Ivica Zubac me 18 pikë e Ingram me 17.

Top Channel