“Zakonisht, në ditët e punës, ky oborr është i mbushur me nxënës”.

Por, greva e mësimdhënësve, që ka filluar para një jave teksa po i bëhet presion Qeverisë së Kosovës të ndryshojë ligjin për pagat, po vazhdon dhe mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Kërkesa e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), si dhe e këshillit grevist është rritja e pagave për punonjësit e arsimit, në së paku 30 për qind.

Sipas zyrtarëve të kësaj sindikate, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Me gjithë këtë, humbja e ditëve mësimore nuk do të kompensohet.

Ndërsa njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci theksoi se, kjo çështje është e politizuar, duke supozuar se greva nuk është mënyra e duhur për të dalë nga kriza në arsim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar zyrtarët e SBASHK-ut, nga të cilët ka kërkuar që të ndërpritet greva, duke u bërë ofertë prej 20 milionë eurosh buxhet në vit për mësimdhënësit, mirëpo kjo ofertë nuk është e mjaftueshme për SBASHK-un.

Top Channel