U raportua fillimisht si grabitje dhe plagosje me armë zjarri, por më pas rezultoi të ishte një vjedhje me dhunë.

Policia komunikoi mbrëmjen e kësaj të marte se një i moshuar 70-vjeçar ishte vjedhur pas ushtrimit të dhunës, rreth orës 19:00, nga një person ende i paidentifikuar.

I lënduari është shoqëruar për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, për një kontroll më të specializuar mjekësor, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit M.M. i janë vjedhur rreth 50 mijë lekë dhe një telefon, akt për të cilin policia ka shoqëruar disa persona, teksa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Top Channel