Xhesi Muçaj ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë” për të folur mbi emisionin më të ri nën moderimin e saj.

Bëhet fjalë për një program të quajtur Voilà, i cili shumë shpejt do të nisë të transmetohet në kanalin e Youtube të Top Channel, të premteve në orën 19:00.

Gjatë bisedës në studio, Xhesi zbuloi pak më shumë rreth formatit, duke theksuar që në qendër të vëmendjes do të jenë lajmet ekskluzive dhe reale nga showbizzi shqiptar dhe ai i huaj.

Ndër të tjera, intervistat me personazhet publikë do të jenë tepër të veçanta, me pyetje ngacmuese dhe përgjigje të shpejta e të sinqerta.

Top Channel