Në debatin brenda llojit, nëse mund të konsiderohet i tillë takimi i radhës i emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili mbi zgjedhjet në PD, strukturat e reja drejtuese dhe aksionin e opozitës, dy ishin humbës nga zgjedhjet, Salianji dhe Kadia, ndërsa dy të tjerë ishin fitues, si Gjata dhe Çollaku.

Ky i fundit tentoi të sheshonte të gjitha zërat apo aludimet për qejfmbetje apo pakënaqësi mes atyre që nuk u zgjodhën apo atyre që nuk ruajtën pozicionet e tyre të mëparshme. Kreshnik Çollaku theksoi se “fakti që vetëm një votë bëri ndarjen mes fituesit dhe humbësit” dhe kjo u pranua, do të thotë se është një zhvillim tejet pozitiv brenda PD.

Edhe Çollaku, pavarësisht ndërhyrjeve të palës humbëse, theksoi se zgjedhjet ishin shprehje e qartë e demokracisë dhe se nuk duhet të ketë pakënaqësi brenda një familjeje që duhet të luftojë në opozitë për të ardhur në pushtet në një të ardhme.

Top Channel