Në emisionin “Në shtëpinë tonë” u gatua me portokall, konkretisht 6 receta.

Portokalli është një nga frutat më popullore në botë, i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Si agrume e stinës, përdoret si lëng, në sallatëra dhe ëmbëlsira të ndryshme. Sot do t’ju sugjerojmë disa receta me portokall, duke filluar nga “smoothie”, sallatë, salcë për të marinuar produktet e detit dhe përbërës në ëmbëlsirë.

Ndër recetat e para që ju sugjerojmë janë dy “smoothie” të shëndetshme, të realizuara nga Arjola Mehmetaj, të shoqëruara edhe me shpjegimin e nutricionistes Anila Kalleshi për vlerat ushqyese të portokallit dhe përbërësve të tjerë të recetave.

Recetat e tjera, të realizuar nga Paolo Arapaj, janë kryesisht me bazë peshku, ku lëngu i portokallit është përdorur për të krijuar një “dressing” me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Por, nuk mund të mungojë portokalli në pastiçeri, sidomos në recetat e lehta dhe të shijshme siç është edhe “mousse” i përgatitur nga Adhurim Hasa.

Top Channel