Milani fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Genoas, në kampionatin italian të futbollit, duke u ngjitur në vendin e katërt, pozicioni i fundit i renditjes që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Skuadra kuqezi, pa Higuainin në fushë, por me debutimin e talentit brazilian Paquetà, triumfoi ndaj vendasve duke kaluar Romën dhe Lazion në renditje.

Donnarumma shpëtoi portën në pjesën e parë të lojës, përballë një sulmi të rrezikshëm të Genoas, ndërsa pas pushimit, Milani rriti nivelin e lojës së tij dhe avantazhi nuk vonoi.

Borini iu dha epërsinë miqve, pas një asisti të Contit, që e nxori të lirë dy hapa larg portës. Më kundërsulm erdhi edhe goli i dytë i Milanit, që mbylli praktikisht llogaritë, këtë radhë me autor Suson.

Goli i dytë tronditi Genoan, që nuk u rikthye më kurrë në lojë. Nëse kampionati do të mbyllej sot, Milani do të arrinte objektivin sezonal.

Top Channel