Kylian Mbappe tremb Paris Saint Germainin. Sulmuesi francez ka ndezur zërat e merkatos në media me një deklaratë që për shumë persona la të kuptohej se se 20 vjecari nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij nga kampionët e Francës.

‘A do të largohem, në futboll e ardhmja nuk dihet asnjëherë-deklaroi Mbappe që më pas sqaroi-unë jam i kënaqur si po shkojnë gjërat këtu në Paris. me klubin kam një kontratë deri në vitin 2021, kështu që nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera’, është kjo një deklaratë që për më tepër ka ndezur edhe fantazinë e klubeve më të rëndësishme evropiane që duan shërbimin e sulmuesit i cili është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit, por nuk mbeten pas as Juventusi, Barcelona e Manchester City, me këtë të fundit që e ndjek edhe hija e Fair Play Financiar.

Por për t’i rrëmbyer Mbappenë Paris Saint Germainit nuk është aspak e lehtë. Paris Saint Germain përpara 18 muajsh pagoi 180 milionë euro Monacos për mbappenë, por gjatë këtyre muajve vlera e tij në merkato është rrritur ndjeshëm që do të thotë se për ta marrë futbollistin nga transalpinët klubet duihet të paguajnë të paktën 200 milionë Euro.

Top Channel