“E solla se u rëndua, dy-tri ditë me temperaturë e s’mund të lihet fëmija”. Fëmija e këtij prindi është një ndër dhjetëra rastet që janë paraqitur në spitalin “Ihsan Çabej” në Lushnje, këtë javë.

Shefja e Pediatrisë, Hatixhe Spahiu thotë se ka një fluks të madh pacientësh të vegjël, me simptomat e virozave të stinës.

“Mbi 100 vizita të ditë, me simptoma sëmundjesh respiratore, diarre, etj.”, shprehet Hatixhe Spahiu, shefe e Pediatrisë.

Sipas mjekes Spahiu, në Spitalin e Lushnjes janë paraqitur fëmijë të të gjitha grupmoshave, nga të porsalindurit e deri te nxënësit e shkollave.

Fëmijët vijnë në gjendje të rënduar, – thotë ajo, – ndaj ka disa këshilla për prindërit.

“Nënat duhet të kenë kujdes me veshjet, ajrimin, ushqimin, duhet të ulni temperaturën e ambientit kur përdorni kondicioner”, thotë Hatixhe Spahiu.

Top Channel