Policia e Durrësit u ka vënë prangat 3 personave të dyshuar për vjedhje, më konkretisht për rastet e një automjeti dhe dy bizneseve.

Operacioni i koduar “ndjekja” është përfunduar me sukses, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, duke arrestuar shtetasit J.P., E.P. dhe Q.R..

Dy të parët akuzohen për vjedhjen e një biznesi bulmetore, ku kanë marrë një sasi parash, ndërsa më pas kanë tentuar edhe vjedhjen e një biznesi tjetër tregtar, dyqan mishi, gjatë së shtunës.

Ndërkohë, shtetasi i tretë dyshohet se ka vjedhur një automjet tip Benz, për ta shitur në një pikë varrezash, por policia ka mundur ta sekuestrojë në cilësinë e provës materiale atë.

Top Channel