Në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prezantuar “Mortal Kombat 11”, kapitulli i ri i video-lojës së famshme, që do të jetë e disponueshme pas 3 muajsh.

Zhvilluesit kanë prezantuar të rejat kryesore të asaj që duket si versioni më i dhunshëm ndonjëherë, duke treguar edhe videon e parë që na lejon të njihemi me personazhet me të cilët do të kemi mundësi të luajmë.

Baraka, Raiden, Scorpion, Skarlet, Sonya Blade dhe Sub-Zero do të jenë sërish në “Mortal Kombat 11”, ndërsa “new entry” do të jetë Geras.

Gjithashtu, në lojë do të ketë edhe “Fatality” të reja shumë brutale, që dikujt mund t’i duken edhe të shpifura. Për më shumë, shikoni videon!

Top Channel