Partia Komuniste nisi betejën e ashpër të eliminimit të mendimit ndryshe brenda radhëve të saj, duke përligjur ngjitjen e pazakontë të Enver Hoxhës në krye.

Por, cili ishte njeriu, që sfidoi për shumë kohë drejtuesit e regjimit, në emër të idealizmit dhe një të majte europiane?

“Sadiku mbaroi shkollën teknike në 1935. Që nga viti i parë derisa ka mbaruar nuk sheh në dëftesat e tij një notë 9. Ka qenë nxënës i shkëlyer. Në shkollën teknike ky ra në kontakt me idetë komuniste”, thotë Zija Lepenica, vëllai nga nëna i Sadik Premtes.

“Sadik Premtja e ndiente nevojën e formimit të Partisë. Ka disa kontakte edhe me grupin e Shkodrës, nuk shkon mirë me Enver Hoxhën”, thotë Luan Maltezi, studiues.

“Në këtë mbledhje themeluese u ndanë rrugët e tyre përgjithmonë. Dy emisarët jugosllavë nuk mund të pranonin kurrsesi problemin e çështjes së Kosovës”, thotë Dashnor Kaloci.

“Unë e konceptoj të gjithë konfliktin e brendshëm brenda Partisë Komuniste Shqiptare, pjesë e kësaj skeme të implementuar nga agjentët jugosllavë”, thotë Romeo Gurakuqi, historian.

“Xhepi arriti të shpëtonte nga ekzekutimi falë lidhjeve shumë të ngushta që kishte me zonën e Vlorës, e ndoshta sepse disa nga liderët lokalë të PKSH-së e kanë mbështetur për të mos u eliminuar”, thotë Sonila Boci, historiane.

Po cili ishte njeriu që sfidoi për shumë kohë drejtuesit e regjimit në emër të idealizmit dhe një të majte europiane?

Sonte, në orën 20:15 në “Exclusive”: Sadik Premtja, trockisti i fundit.

Top Channel