Napoli ka mundur Lazion 2-1 duke u shkëputur nga Interi e duke blinduar vendin e dytë në Serinë A.

Callejon dhe Milik shënuan golat për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, që me këtë fitore e sheh veten 6 pikë larg Juventusit të vendit të parë, por me bardhezinjtë me një ndeshje më pak.

Napoli goditi edhe 4 shtylla, ndërsa për Lazion shkurtoi diferencën Immobile.

Top Channel