Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur sot Kryetar i Këshillit Kombëtar PD. Këshilli ka pranuar në mbledhjen e sotme propozimet e bëra dje publike një ditë më parë nga kreu PD-së, Lulzim Basha.

Basha ka vendosur t’i japë sërish besimin për të pasur si zëvendës të tij Edi Palokën dhe Edmon Spahon.

Kështu Halim Kosova zgjidhet kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana zgjidhet kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit; Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar.

Në kryesinë e PD, Basha ka propozuar kryesisht deputetë të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është në kryesine e partisë demokratike pasi vetë ai ka dhënë dorëheqjen nga çdo strukturë të PD, përveç Këshillit Kombëtar.

Top Channel