Një konflikt i çastit i ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, për pak ka rezultuar fatal për jetën e një 20-vjeçari.

Kjo pasi në zonën e Yzberishtit, rreth orës 17:40 është qëlluar me armë dhe plagosur në këmbë një i ri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe 20-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e plagosjes, ndërsa po punon për ta vënë në pranga.

Top Channel